Ndërlidhjet

Mjeku me ebola do të lirohet shpejt nga spitali


Mjeku Kent Brantly në Liberi

Mjeku Kent Brantly në Liberi

Një grup i ndihmës mjekësore ka thënë se mjeku amerikan, i cili është trajtuar nga virusi vdekjeprurës ebola, do të lirohet shpejt nga një spital në Shtetet e Bashkura.

Franklin Graham, president i organizatës Samaritan’s Purse, ka thënë se mjeku Kent Brantly është shëruar nga ebola, pasi është trajtuar me një medikament eksperimental.

Konferenca për media është mbajtur në spitalin ku Brantly dhe një tjetër mjeke amerikane kanë marrë trajtimin, pasi janë kthyer nga Liberia në fillim të gushtit.

Brantly dhe Nancy Writebol janë trajtuar në një njësi të izoluar në Spitalin Universitar Emory në Atlanta.

Ata janë infektuar derisa kanë qenë në një mision, të udhëhqeur nga Samaritan’s Purse, në Liberi.

Shërthimi i fundit i ebolës ka vrarë afro 1,400 njerëz në katër shtete të Afrikës Perëndimore: Liberi, Sirea Leone, Guine dhe Nigeri.

XS
SM
MD
LG