Ndërlidhjet

Shteti Islamik kërkon konvertime në Islam


Irak
Irak

Grupi militant Shteti Islamik ka publikuar një video që i bën thirrje komunitetit Yazidis të Irakut që të konvertohet në Islam.

Pamjet propaganduese vijnë pak ditë pasi xhihadistët kanë postuar një video tjetër, që i tregon ata duke i prerë kokën gazetarit amerikan, James Foley, i cili është rrëmbyer në Siri në nëntor të vitit 2012.

Gjatë avancimit në veri të Irakut, militantët e Shtetit Islamik kanë sulmuar fshatra dhe kanë kërcënuar Yazidis-ët.

Videoja thuhet se tregon dhjetëra burra Yazidisë që janë konvertuar në Islam.

Ajo po ashtu tregon një luftëtar, të veshur në të zeza dhe me një armë në dorë, duke thënë se “shumë Yazidisë janë të kënaqur me konvertimet e tyre”.

“Nëse ata konvertohen, do t’iu japim gjithçka që u duhet. Do të kenë një jetë të lumtur”, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG