Ndërlidhjet

Hamasi “do t’i hakmerret Izraelit”


Gaza
Gaza

Grupi militant i Hamasit ka thënë se tre komandantë të lartë ushtarakë janë vrarë nga sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Hamasi ka thënë se bëhet fjalë për Mohammed Abu Shammala, Raed al-Attar dhe Mohammed Barhoum.

Sami Abu Zuhri, zëdhënës i Hamasit, ka thënë se Izraeli “nuk do të ketë sukses në thyerjen e vullnetit të popullit tonë apo në dobësimin e rezistencës”.

Ai po ashtu ka thënë se “Izraeli do të paguajë çmimin”.

Tre komandantët janë liderët më të lartë të Hamasit që vriten, prejse Izraeli ka nisur ofensivën në Gaza më 8 korrik.

XS
SM
MD
LG