Ndërlidhjet

I vidhet laptopi kryeministrit belg


Elio di Rupo
Elio di Rupo

Një hajdut ka thyer makinën e kryeministrit në largim të Belgjikës, Elio di Rupo, në Bruksel, duke vjedhur laptopin e tij.

Vjedhja ka ndodhur të hënën derisa Di Rupo ka qenë në palestër, por lajmi është bërë i ditur sot.

Zëdhënësi i tij ka hedhur poshtë raportet se laptopi ka përmbajtur sekrete shtetërore dhe detaje të ndjeshme për familjen mbretërore.

Vjedhja ka përfshirë në radhë të parë “shënime personale dhe disa dokumente të punës”, ka thënë zëdhënësi.

Hajduti thuhet se ka parë shansin e tij pasi shoferi i Di Rupos është futur në një librari në qendër të Brukselit.

XS
SM
MD
LG