Ndërlidhjet

Parlamenti ukrainas mund të shpërndahet javën e ardhshme


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Një ndihmës i presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se ky i fundit ka të ngjarë të nënshkruajë një dekret për shpërbërjen e parlamentit javën e ardhshme.

Këshilltari i presidentit, Oleh Medvedev, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se afati 30-ditësh për formimin e koalicionit të ri është afër skadimit dhe se “presidenti i Ukrainës ka baza të ligjshme për të shpërndarë parlamentin”.

Medvedev nuk e ka dhënë datën e saktë.

Fraksionet parlamentare, UDAR dhe Svoboda, kanë njoftuar më 24 korrik tërheqjen nga koalicioni.

Afati për formimin e qeverisë së re skadon në fund të gushtit.

XS
SM
MD
LG