Ndërlidhjet

Gjykohen besimtarët kinez që vranë një grua


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Pesë pjesëtarë të një grupi fetar të ndaluar kanë dal para gjykatës në Kinë.

Pesë besimtarët e Quannengshen, apo Kisha e Zotit të Plotfuqishëm, akuzohen me vrasjen e një gruaja e cila ishte rrahur deri në vdekje në një nga restaurantet e McDonaldsit, në krahinën lindore të Shandongut.

Viktima ishte sulmuar kur ajo kishte refuzuar që të jap numrin e saj të telefonit grupit të besimtarëve të cilët bënin përpjekje që ta rekrutonin atë.

Te pesë personat nuk akuzohen vetëm për vrasje, por edhe aktivitete ilegale të kultit.

Kina ka dënuar dhjetëra pjesëtarë të kësaj Kishe prej vrasjes së kryer në muajin maj.

Grupi i Quannengshen, beson që Jezusi është ringjallur si Yang Xiangbin, bashkëshortja e themeluesit të sektit në fjalë, Zhao Weishan.

XS
SM
MD
LG