Ndërlidhjet

Hagel: Shteti Islamik duhet patjetër të mundet


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se Shteti Islamik paraqet “kërcënim të pashmangshëm” për interesin amerikan dhe se ai “duhet patjetër të mundet”.

Duke folur para gazetarëve mbrëmë vonë në Vashington, Hagel ka thënë se Shteti Islamik është më shumë se një grup tradicional terrorist, është i armatosur më mirë, i trajnuar më mirë dhe më mirë i financuar se të gjitha grupet e tjera.

Së bashku me Hagel, para gazetarëve u paraqit edhe udhëheqësi i Shtabit të Përbashkët amerikan, Gjeneral Martin Dempsey, i cili tha se është e gatshme që të ndalojnë militantët e Shteti Islamik, mirëpo ka paralajmëruar se kjo nuk mund të bëhet në mënyrë të përhershme pa e përndjekur grupin në Siri.

Dempsey ka thënë se ai nuk po paralajmëron sulme ajrore amerikane në Siri, megjithatë Hagel ka thënë se të gjitha opcionet janë të mundshme.

Konferenca me gazetarë e këtyre dy zyrtarëve amerikanë është mbajtur dy ditë pas publikimit të videos ku shihet ekzekutimi i gazetarit amerikan, James Foley pasi është mbajtur peng për dy vjet në Siri.

Hagel ka thënë se vrasja e Foley krahas veprimeve të tjera të grupit shfaqin se ata paraqesin “kërcënim të pashmangshëm” për interesin amerikan në Irak dhe kudo tjetër.

Ky kërcënim shkon përtej cdo gjëje tjetër që kemi parë, ka thënë Hagel.

Hagel ka thënë se atij i vjen keq për dështimin e misionit për shpëtimin e Foley dhe pengjeve të tjera në Siri, ndërsa është zotuar se do të vazhdojë përpjekjet për të kthyer në SHBA qytetarët amerikanë.

XS
SM
MD
LG