Ndërlidhjet

SHBA kryejnë sulme të reja ajrore


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Aeroplanët amerikanë kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Irak, pasi njoftohet se kanë kryer gjashtë sulme që shërbejnë si ndihmë për forcat kurde dhe irakiane për mbajtjen e kontrollit në pendën e Mosulit.

Grupi i militantëve islamik ka marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit verior irakian, përfshirë edhe pendën e Mosulit, mirëpo forcat kurde dhe ato irakiane, të përkrahura nga sulmet ajrore amerikane kanë qenë në gjendje të detyrojnë militantët të tërhiqen prej pendës.

Një shkatërrim i mundshëm i pendës do të shkaktonte vërshime aq të mëdha që do të godisnin edhe kryeqytetin, Bagdad.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se sulmet janë pjesë e një përpjekje për të krijuar një perimetër të sigurisë përreth pendës.

XS
SM
MD
LG