Ndërlidhjet

logo-print

Pillay, akuza të rënda për Këshillin e Sigurimit


Navi Pillay, (ARKIV)

Navi Pillay, (ARKIV)

Shefja në largim për të drejtat e njeriut në OKB, Navi Pillay, ka bërë akuza të ashpra për Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Pillay e ka akuzuar Këshillin e Sigurimit se po vendosin shqetësime gjeopolitike afat shkurtëra dhe interesat kombëtare para vuajtjeve njerëzore dhe shkeljeve të rënda të paqes dhe sigurisë globale.

Pillay ka bërë akuzat derisa fliste para trupit 15 anëtarësh më 21 gusht, gjatë prezantimit të saj final pas gjashtë vitesh në pozitën e komisioneres së lartë të OKB për të drejtat e njeriut.

Ajo ka thënë se kriza në shumë vende, përfshië Afganistanin, Irakun dhe Ukrainën, paraqet dështimin e komunitetit ndërkombëtar për të parandaluar konflikte.

Pillay i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit që të reagoj ndaj dhunimit të të drejtave të njeriut, duke përfshirë edhe dërgimin e mundshëm të misioneve monitoruese për të drejtat e njeriut që do të ishin me afata të kufizuara kohore dhe përmbajtje.

XS
SM
MD
LG