Ndërlidhjet

Aksident i rëndë në Egjipt, 33 viktima


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Së paku 33 persona e kanë humbur jetën sot kur dy autobusë janë përplasur me njëri tjetrin në gadishullin egjiptian Sinai.

Dy nënshtetas sauditë dhe një grua ukrainase janë në mesin e 41 personave që janë lënduar gjatë aksidentit.

Autobusët kanë qenë duke udhëtuar në pjesën jugore të Sinait. Një nga autobusët raportohet se ishte nga resori bregdetar i Detit të Kuq, Sharm el Sheikh, ndërsa autobusi tjetër ishte nga krahina Delta e Nilit.

Rrugët e Egjiptit nuk janë në gjendje të mirë, ndërsa rregullat e trafikut rrallë vihen në përdorim.

Së paku 17 persona janë vrarë kur një autobus ishte përplasur për një kamion në Kairo gjatë korrikut.

Ndërsa në muajin mars, gjatë aksidenti në gadishullin e Sinait ka marrë jetën e 24 personave.

XS
SM
MD
LG