Ndërlidhjet

Rusia konfiskon një anije japoneze


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Tokio ka njoftuar se Rusia e ka konfiskuar një anije peshkimi japoneze pasi dyshohet se ka hyrë në territorin e Rusisë.

Rusia ka thënë se anija ka hyrë në ujërat e saj në Detin e Okhotskit, i cili është në mes të Kamçatkës dhe tokës qëndrore ruse.

Anija kishte ekip prej 19 personash dhe një vëzhgues rus në bord.

ITAR-TASS e citon agjencia shtetërore të peshkimit në Japoni duke thënë se anija kishte kaluar në ujërat ruse, gabimisht.

Marrëdhëniet në mes të Rusisë dhe Japonisë së fundi janë përkeqësuar kur Tokio i është bashkuar aleatëve perëndimor në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të aneksimit që Moska i bëri gadishullit ukrainas të Krimesë.

XS
SM
MD
LG