Ndërlidhjet

Rusia e nis kamionin e parë drejt Ukrainës


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Moska ka njoftuar sot se nuk ëhstë e gatshme që të tolerojë ndonjë shtyerje tjetër të futjes së konvojit në Ukrainë, ndërsa kamionët tani janë në lëvizje në drejtim të qytetit ukrainas, Lluhansk, ku rebelët prorusë janë duke luftuar kundër forcave qeveritare.

"Të gjitha arsyetimet për vonesat në dërgimin e ndihmave, tani janë hargjuar. Pala ruse ka marrë vendim që të veprojë”, ka thënë ministria e jashtme ruse përmes një komunikate, raporton Reuters.

Ministria e jashtme ruse gjithashtu ka paralajmëruar kundër përpjekjeve për të ndaluar lëvizjen e konvojit.

Një dëshmitar i Reutersit në kufi ka thënë se kamionët e parë të konvojit që ishte ndalur në zonën neutrale, nuk kanë lëvizur ende, por ata i kanë ndezur motorët e tyre duke sinjalizuar mundësinë e lëvizjes.

XS
SM
MD
LG