Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Hyjnë kamionët e parë rusë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Agjencia e lajmeve Reuters raporton se tashmë 70 kamionë të konvojit humanitar rus e kanë kaluar kufirin Rusi-Ukrainë, ndërsa ata po shoqerohen nga një grup i rebelëve prorusë.

Kamionët janë nisur menjëherë në drejtim të Lluhanskut e cila është një nga bazat kryesore të rebelëve prorusë ku ata po zhvillojnë luftime të ashpra me forcat qeveritare të Ukrainës.

Moska ka njoftuar se nuk është e gatshme që të tolerojë ndonjë shtyerje tjetër të futjes së konvojit në Ukrainë.

Ministria e jashtme ruse gjithashtu ka paralajmëruar kundër përpjekjeve për të ndaluar lëvizjen e konvojit.

Ukraina është e shqetësuar se konvoji mund të përdoret për të furnizuar separatistët prorusë.

XS
SM
MD
LG