Ndërlidhjet

Sistani thërret irakianët kundër Shtetit Islamik


Ajatollah Ali Sistani

Ajatollah Ali Sistani

Kleriku me ndikim shiit në Irak, Ajatollahu Ali al Sistani, iu ka bërë sërish thirrje irakianëve që të luftojnë kundër Shtetit Islamik.

Sistani gjithashtu ka thënë se të gjitha palët në Bagdad janë pajtuar për nevojën që të formohet një qeveri e “duhur” për Irakun.

Forcat qeveritare irakiane dhe ato kurde kanë vazhduar edhe sot luftimet për rimarrjen e qyteteve që janë nën kontrollin e Shtetit Islamik.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë mbrëmë se Shteti Islamik paraqet kërcënim “përtej çdo gjëje që kemi parë deri më tash” dhe se është “jashtëzakonisht mirë e financuar”.

XS
SM
MD
LG