Ndërlidhjet

logo-print

Papa telefonon prindërit e gazetarit të vrarë


Papa Françesku

Papa Françesku

Papa Françesku, ka telefonuar prindërit e James Foley, gazetarit amerikan të vrarë nga militantët e Shtetit Islamik, për t’i ngushëlluar.

Zëdhënësi i Vatikanit, ka thënë se Papa dje ka folur nga Roma me telefon me Diane dhe John Foley në SHBA, me ndihmën e një miku të familjes Foley që flet spanjollisht.

Një video e publikuar më 19 gusht nga Shteti Islamik shihet se si një pjesëtar i maskuar i kësaj të fundit e ekzekuton Foley si hakmarrje ndaj sulmeve ajrore amerikane në veri të Irakut.

Papa Françesku raportohet se ka folur kundër dhunës në Irak derisa luftetarët e Shtetit Islamik kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit irakian.

XS
SM
MD
LG