Ndërlidhjet

Ukraina e quan invazion futjen e kamionëve rusë


(ilustrim)

(ilustrim)

Një zyrtar i lartë i sigurisë në Ukrainë e ka akuzuar Rusinë për invazion në Ukrainë pasi konvoji humanitar rus ka hyrë në territorin e Ukrainës pa përcjellje të Kryqit të Kuq.

Dhjetëra kamionë kanë hyrë në Ukrainën lindore sot pasi Moska ka thënë se është lodhur duke pritur ndërsa e ka akuzuar Kievin për krjimin e vonesave artificiale.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Anddriy Lysenko, ka thënë se 90 kamionë kanë hyrë në Ukrainë pa marrëveshje dhe pa përcjelljen e Kryqit të Kuq, duke e shkelur marrëveshjen e mëparshme të arritur në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Shefi i Shërbimit të Sigurisë së Shtetit të Ukrainës, Valentyn Nalivjaçenko, ka thënë se lëvizja e kamionëve paraqet “invazion të drejtpërdrejt” të Ukrainës nga Rusia.

Ai megjithatë ka thënë se Kievi nuk do e përdor forcën pasi dëshiron të evitojë “provokimet”.

Kryqi i Kuq ka njoftuar përmes profilit në “Tëitter” se nuk është duke përcjellur kamionët për shkaqe sigurie.

XS
SM
MD
LG