Ndërlidhjet

logo-print

Shiitët vrasin së paku 40 sunnit në një xhami irakiane


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Agjencia e lajmeve Reuters, duke e cituar një zyrtar të sigurisë së Irakut, ka thënë se milic shiit e kanë sulmuar një xhami sunnite në verilindje të Irakut duke vrarë së paku 40 persona.

Burimi i sigurisë i ka thënë kësaj agjencie të lajmeve se së paku 40 trupa të pajetë kanë arritur në spitalin e qytetit, Bakuba, në krahinën Dijala.

Dëshmitarët i kanë thënë Reutersit se numri i të vrarëve është më i madh, nuk ende nuk është e mundshme që të verifikohen këto raportime.

Ky sulm është raportuar në kohën e tensioneve në rritje sektare në Irak, derisa militantët sunnit të Shtetit Islamik kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit në veri të Irakut.

XS
SM
MD
LG