Ndërlidhjet

Agjencia e ushqimit rus e ka cak ‘Whiskey” amerikan


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Një degë rajonale e agjencisë ruse të rregullimit të ushqimit, pretendon se “Whiskey” amerikan, ‘Jack Daniels’ përmban substanca që përdoren si helm kundër insekteve.

Kjo degë e agjencisë ruse të kontrollimit të ushqimeve gjithashtu ka thënë se “Jack Daniels” dhe “Jim Beam” janë shenjuar gabimisht se kaanë plotësuar kushtet sanitare dhe kanë urdhëruar kompanitë rajonale që të mos i shesin më.

Prodhuesit e ‘Jack Daniels’ kanë thënë se do t’iu kundërvihen çfarëdo akuze ndaj kjualitetit të prodhimit të tyre.

Këto akuza janë bërë një ditë pasi agjencia kombëtare për kontrollim të cilësisë ushqimeve ka urdhëruar mbylljen e përkohshme të tri restauranteve të McDonaldsit amerikan për shkak të “disa shkeljeve sanitare”.

Presioni kundër prodhimeve amerikane në Rusi është rritur prej 7 gushtit kur Moska ka njoftuar se ka ndaluar importimin e prodhimeve perëndimore si hakmarrje ndaj sanksioneve që perëndimi ia ka vënë Rusisë për shkak të krizës në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG