Ndërlidhjet

logo-print

HRW kërkon nga Merkel të ngrejë disa çështje në Ukrainë


Logo e Human Rights Watch.

Logo e Human Rights Watch.

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, i ka bërë thirrje kancelares gjermane, Angela Merkel, që të shfrytëzojë vizitën e ardhshme në Ukrainë për të paralajmëruar presidentin Petro Poroshenko kundër abuzimit me të drejtat.

HRW thekson se vizita e Merkelit më 23 gusht do të jetë vizita e parë e saj në Ukrainë “që nga shpërthimi dramatik i krizave të shumta, përfshirë kryengritjen e armatosur në lindje, të mbështetur nga Rusia”.

Organizata i ka bërë thirrje Merkelit që “të dënojë zëshëm dhe qartë arrestimet serike të gazetarëve rusë në Ukrainë”.

HRW përmend rastin e Andrei Stein, fotograf rus, i cili është zhdukur në lindje të Ukrainës më 5 gusht.

Ajo po ashtu i bën thirrje Merkelit që të ngrejë çështjen e bombardimit të zonave civile nga forcat qeveritare të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG