Ndërlidhjet

logo-print

Partia e Imran Khanit tërhiqet nga parlamenti


Imran Khan

Imran Khan

Partia opozitare në Pakistan, Tehrik-i-Insaaf, e udhëhequr nga Imran Khan, ka dhënë dorëheqje nga Parlamenti, derisa Khan vazhdon thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Navaz Sharif.

Dorëheqja e ligjvënësve të kësaj partie vjen një ditë pasi legjislatura ka hedhur poshtë thirrjet e Khanit për dorëheqjen e Sharifit, duke i cilësuar ato si jokushtetuese.

Ky vendim është marrë pavarësisht pranisë së mijëra protestueve jashtë parlamentit.

Shetet e Bashkuara kanë thënë se janë duke i vëzhguar me kujdes demonstratat në Islamabad.

Ambasada Amerikane në Pakistan u ka kërkuar të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna, ndërsa ka sqaruar se Uashingtoni nuk është i përfshirë në diskutime në mes të palëve.

Deklarata është bërë pasi Khan ka akuzuar SHBA-në se po ndërhyn në politikën e brendshme pakistaneze.

XS
SM
MD
LG