Ndërlidhjet

logo-print

Putin arsyeton futjen e ndihmave ruse në Ukrainë


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Ukraina ka akuzuar Moskën për pushtim të territorit të saj, pasi kamionët rusë me ndihma kanë hyrë në Ukrainë pa lejen e Kievit, por presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se vonesat e mëtejshme të ndihmave do të ishin “të papranueshme”.

Dhjetëra kamionë rusë, që kanë qenë të parkuar për një javë pranë kufirit me Ukrainën, kanë hyrë sot në këtë vend.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e ka cilësuar këtë veprim si “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.

Putin, gjatë një bisede telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka thënë se pas “zvarritjeve të qarta” nga Ukraina, Rusia ka vendosur të dërgojë konvojin në destinacion.

XS
SM
MD
LG