Ndërlidhjet

Vritet konsulli i nderit i Lituanisë në Luhansk


Luhansk, Ukrainë

Luhansk, Ukrainë

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius, ka thënë se konsulli i nderit i Lituanisë në Luhansk të Ukrainës është rrëmbyer dhe vrarë nga rebelët pro-rusë atje.

“Me dhimbje të thellë kam mësuar se konsulli i nderit në Luhansk, Mykola Zelenec, është rrëmbyer dhe vrarë në mënyrë brutale nga terroristët atje”, ka shkruar Linkevicius në Twitter.

Linkevicius ndodhet për vizitë në Kiev.

Detaje të tjera për ngjarjen nuk ka ende.

XS
SM
MD
LG