Ndërlidhjet

logo-print

Biden mbështet anëtarësimin e Gjeorgjisë në NATO


Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka thënë kryeministrit të Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili, se mbështet aspiratat e vendit të tij për t’iu bashkuar NATO-s.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden dhe Garibashvili kanë biseduar në telefon edhe për tensionet në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmë për ish-shtetet sovjetike që duan të kenë marrëdhënie më të afërta me Evropën.

XS
SM
MD
LG