Ndërlidhjet

logo-print

Yatsenyuk: Ukraina s’do t’ia dalë pa gazin rus


Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk.

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka thënë se vendi i tij nuk do t’ia dalë këtë dimër pa gazin rus.

Yatsenyuk ka thënë se Ukraina kërkon një shtesë prej 5 miliardë metrash kub të gazit rus.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e Ukrainës ka ndarë rreth 3.1 miliardë dollarë për blerjen e gazit nga Rusia.

Kjo e fundit ka pezulluar furnizimet me gaz për Ukrainën në mes të qershorit, duke thënë se Ukraina nuk ka paguar për gazin që ka marrë.

Ukraina ka bërë përpjekje të rregullojë furnizimin nga Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG