Ndërlidhjet

Zvicër: Shqiptari e vrau shqiptarin në një xhami


Ilustrim
Ilustrim

Një person është vrarë dje në një xhami myslimane në Zvicër, ka njoftuar policia.

Personi i dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes në qytetin St. Gallen, në pjesën verilindore të Zvicrës, tha policia, dhe shtoi se është në përpjekje për ta identifikuarin personin e vrarë. Sipas policisë, nuk dihen motivet.

Përfaqësues të xhamisë El-Hidaje, ku ka ndodhur vrasja, nuk kanë dhënë komente të menjëhershme.

Ish-imami i kësaj xhamie, Fehim Dragusha, i ka thënë agjencisë Reuters se të shtënat nuk kanë të bëjnë me motiv politik, por ishte çështje e armiqësisë së dy familjeve shqiptare, që ai i njihte.

“Ishte konflikt personal ndërmjet dy familjeve”, tha Dragusha, i cili kishte shërbyer tri vjet si imam në xhaminë El-Hidaje, dhe ka shtuar se “nuk ka të bëjë asgjë me politikë”.

Agjencia tjetër e lajmeve, AFP, raporton se mediat lokale, duke e cituar komunitetin mysliman, kanë raportuar se viktima ishte 18 vjeçare dhe se ishte qëlluar me armë dhe vrarë për shkak të një konflikti ndërmjet dy familjeve shqiptare.

Kjo agjenci raporton se xhamia El-Hidaje, ku ka ndodhur vrasja, është në mes të komunitetit lokal shpiptar.

XS
SM
MD
LG