Ndërlidhjet

Kamionët e parë kthehen për në Rusi, pas hyrjes së njëanshme


Një kamion nga konvoji rus duke hyrë dje në Ukrainë në vendkalimin kufitar Izvarine

Një kamion nga konvoji rus duke hyrë dje në Ukrainë në vendkalimin kufitar Izvarine

Së paku pesë kamionë nga një konvoj humanitar i Rusisë, që në mënyrë të njëanshme ka hyrë dje në pjesën lindore të Ukrainës, kanë arritur në vendkalimin kufitar, në rrugën e tyre të kthimit për në Rusi.

Paul Picard, nga grupi monitorues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në vendkalimin kufitar Donjeck – Izvarine, tha se disa kamionë sot e kaluan kufirin, ndërsa të tjerët mund të shihen duke iu afruar vendkalimit, që çon në Rusi.

Konvoji me afro 220 kamionë ka hyrë në Ukrainë pa lejen e qeverisë së Ukrainës dhe pa u shoqëruar nga zyrtarët e Kryqit të Kuq, sipas një marrëveshjeje të arritur më parë.

Zyrtarët e lartë ukrainas në Kiev thanë se hyrja e kamionëve pa leje në Ukrainë paraqet “invadim”.

XS
SM
MD
LG