Ndërlidhjet

SHBA: Protestë për shkak të incidentit të aeroplanit kinez


Ilustrim

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara thonë se një aeroplan luftarak kinez ka fluturuar pak metra afër një aeroplani amerikan në hapësirën ndërkombëtare ajrore gjatë kësaj jave.

Pentagoni tha se Shtetet e Bashkuara i kanë bërë një protestë formale Pekinit lidhur me këtë incident, i cili ka ndodhur me 19 gusht, afro 200 kilometra në lindje të ishullit Hainan, ku gjendet baza e ndjeshme kineze e nëndetëseve.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, tha se aeroplani luftarak kinez i kishte bërë disa lëvizje afër aeroplanit luftarak amerikan P-8 Poseidon, duke fluturuar mbi dhe nën të.

Në një moment, aeroplani kinez ishte afruar në 9 metra.

XS
SM
MD
LG