Ndërlidhjet

logo-print

Kiev: Merkel kërkon armëpushin në Ukrainë


Angela Merkel përshëndetet me Petro Poroshenkon në Kiev

Angela Merkel përshëndetet me Petro Poroshenkon në Kiev

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka kërkuar nga të gjitha palët e involvuara në armiqësi në pjesën lindore të Ukrainës, që të pajtohen për armëpushim.

Këtë kërkesë ajo e ka bërë sot gjat vizitës në Kiev, me ç’rast është takuar me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Zonja Merkel tha se paqja është e mundshme “nëse të dy palët” angazhohen.

“Ju nuk mund të arrini paqe të vetmuar, por shpresoj se bisedimet me Rusinë do të çojnë në sukses”, tha Merkel, duke iu refereuar një takimi të paralajmëruar të liderëve nga Rusia, Ukraina, Kazakistani, Bjellorusia dhe zyrtarët e Bashkimit Evropian, më 26 gusht në Minsk të Bjellorusisë.

Presidenti Poroshenko tha se Ukraina nuk do ta sakrifikoj sovranitetin e saj për paqe.

Kancelarja Merkel theksoi se Gjermania e mbështet “integritetin territorial” të Ukrainës, përfshirë Krimenë, të cilën Rusia e ka aneksuar në muajin mars të këtij viti.

Merkel tha se Gjermania do ta ndihmoj Ukrainën me 500 milionë euro për rindërtim të territorieve në pjesën lindore, të shkatërruara nga lufta.

XS
SM
MD
LG