Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Po zhvillohen hetime për sulmin vdekjeprurës në xhaminë sunite


Pamje pas shkatërrimit të një xhamie në provincën Dijala në Irak

Pamje pas shkatërrimit të një xhamie në provincën Dijala në Irak

Zyrtarët e Irakut thonë se po zhvillohen hetime për sulmin e djeshëm në një xhami sunite, nga i cili u vranë 68 njerëz.

Kryetari i Parlamentit të Irakut, Salim al-Jaburi, pjesëtar i komunitetit sunit, u tha mediave në kryeqytetin Bagdad, se një Komitet i zyrtarëve të sigurisë dhe anëtarëve të parlamentit, do t’i shpall rezultatet e hetimit më 25 të këtij muaji.

Jaburi tha se sulmi është kryer nga “duart e njejta të atyre që dëshirojnë ta shkatërrojnë procesin e krijimit të qeverisë”.

Masakra në fshatin Imam Wais afër Bakubës, i ka shtuar tensionet sektare në Irak dhe ka çuar që dy blloqe politike sunite të tërhiqen nga negociatat për formimin e qverisë së re të kryeministrit të nominuar, Haidar al-Abadi.

Policia tha se persona të armatosur kishin depërtuar në xhami dhe kishin hapur zjarr kundër besimtarëve gjatë Faljes së Xhumasë.

Ky fshat është në provincën Dijala, 120 kilometra në verilindje të Bagdadit.

XS
SM
MD
LG