Ndërlidhjet

Raporti: Gjermania ka spiunuar në Shqipëri


Ballin e javores gjermane Der Spiegel
Ballin e javores gjermane Der Spiegel

Shërbimi sekret i Gjermanisë ka spiunuar për vite të tëra në Shqipëri, për të pasur informacione për “krimin e organizuar”, ka raportuar javorja gjermane, Der Spiegel, disa ditë pasi ishte zbuluar se Berlini e kishte përgjuar Turqinë, transmeton agjencia AFP nga Berlini.

Në raportin që pritet të publikohet sot, Der Spiegel thotë se edhe para se Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009, ajo ishte në listën e “shteteve kryesore” për monitorim të shërbimit të inteligjencës BND.

Ky raport, për të cilin agjencia AFP thotë se e ka parë para se të publikohet, po bëhet vetëm një javë pasi javorja Der Spiegel, ka zbuluar se inteligjenca gjermane kishte përgjuar së paku një bisedë telefonike të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, dhe e kishte spiunuar aleatin e NATO-s, Turqinë, prej vitit 2009.

Ky zbulim e kishte zemëruar Ankaranë, e cila e kishte ftuar ambasadorin e Gjermanisë këtë javë për shpjegim.

XS
SM
MD
LG