Ndërlidhjet

Irak: Nga disa sulme – dhjetëra të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Bagdad

Pamje pas një sulmi të mëparshëm në Bagdad

Nga sulmet me bomba në kryeqyetin Bagdad dhe në qytetin verior, Kirkuk, në Irak, janë vrarë së paku 42 vetë gjatë ditës së djeshme, derisa autoritetet po zhvillojnë hetime për sulmin vdekjeprurës në një xhami sunite, i cili i ka shtuar tensionet sektare në periudhën e një tranzicioni të ndjeshëm politik.

Në qytetin Kirkuk, kanë shpërthyer tri bomba, duke vrarë 31 vetë dhe plagosur dhjetëra të tjerë, ka thënë zyrtari i lartë policor në këtë qytet, Tarhan Abdel-Rahman.

Në Bagdad, nga një sulm vetëvrasës me një makinë të mbushur me eksploziv, në hyrje të selisë së inteligjencës në lagjen Karrada, janë vrarë gjashtë civilë dhe pesë pjesëtarë të sigurisë, ka thënë një oficer i policisë. Nga ky sulm janë plagosur 24 të tjerë.

Të dhënat për të vrarët janë konfirmuar nga një zyrtar mjekësor.

Oficeri i policisë dhe zyrtari mjekësor kanë folur në kushte të anonimitetit, meqë nuk ishin të autorizuar t’i njoftojnë mediat, raporton AP nga Bagdadi.

XS
SM
MD
LG