Ndërlidhjet

Ukrainë: Megjithë krizën në lindje, shënohet 23 vjetori i pavarësisë


Pamje nga parada e sotme ushtarake në Kiev të Ukrainës
Pamje nga parada e sotme ushtarake në Kiev të Ukrainës

Ukraina e shënon sot 23 vjetorin e pavarësisë, megjithqë në pjesën lindore të këtij vendi vazhdon konflikti ndërmjet trupave qeveritare dhe separatistëve prorusë.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e ka kryesuar paradën ushtarake në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, i njohur si “Maidan”, ku kanë parakaluar makina të blinduara me armatim antitank dhe mitraloza, ndërsa kamionët i bartnin sistemet raketore, të përcjellura nga kolonat e ushtarëve.

Poroshenko ka shpallur se Ukraina do të shpenzoj afro 3 miliardë dollarë për ripajisjen e armatës në periudhën 2015-2017.

Ky përvjetor u shënua vetëm një ditë pasi qindra kamionë të Rusisë me ndihma humanitare u kthyen në shtëpi, nga pjesa lindore e Ukrainës, e cila është nën kontrollin e kryengritësve.

Rusia në mënyrë të njëanshme i ka dërguar këta kamionë në Ukrainë, nëpër pikën kufitare që kontrollohet nga sepratistët prorusë, para dy ditësh, duke thënë se e kishte humbur durimin me taktikat e zvarritjes së autoriteteve të Ukrainës.

Por, hyrjen e kamionëve të Rusisë në Ukrainë, qeveria në Kiev e ka përshkruar si invadim.

XS
SM
MD
LG