Ndërlidhjet

Rripi i Gazës: Izraeli e shkatërroi ndërtesën shtatëkatëshe


Pamje e flakës nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës
Pamje e flakës nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës

Policia në Rripin e Gazës thotë se nga sulmet e sotme ajrore të Izraelit është shkatërruar një ndërtesë shtatëkatëshe në qytetin jugor Rafah.

Sipas policisë, nga këto sulme janë plagosur shtatë vetë.

Në këtë ndërtesë ishte edhe Ministria e brendshme, që udhëhiqet nga Hamasi.

Nga ana tjetër, burime spitalore kanë thënë se dy vetë janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, në një sulm tjetër ajror izraelit, në pjesën perëndimore të Qytetit të Gazës.

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se pesë raketa ishin hedhur nga Siria në Rrafshnaltën e Golanit, të aneksuar nga Izraeli. Raketat kishin rënë në hapësira të gjëra.

Në këtë periudhë të përshkallëzimit të mëtejshëm, Egjipti ka kërkuar nga Izraeli dhe palestinezët, që t’i vazhdojnë bisedimet indirekte në Kajro për arritjen e armëpushimit.

XS
SM
MD
LG