Ndërlidhjet

Kinë: Akuzat amerikane janë “të pabaza”


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e mbrojtjes e Kinës i ka hedhur poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara, se një aeroplan luftarak kinez ka ndërmarrë “interceptim të rrezikshëm” kundër një aeroplani amerikan të vëzhgimit.

Pentagoni tha se aeroplani kinez ishte afruar në largësi prej 10 metrash, në një hapësirë ajrore ndërkombëtare më 19 gusht.

Sipas Uashingtonit, ky ishte incidenti i katërt i tillë prej muajit mars.

Në deklaratën e mbrëmshme, një zëdhënës i Ministrisë së mbrojtjes së Kinës tha se akuzat amerikane janë “të pabaza” dhe se piloti kinez kishte kryer operacione që ishin “profesionale dhe aeroplani kinez e kishte mbajtur largësinë e sigurt nga aeroplanët amerikanë”.

Ky zëdhënës ka theksuar se misionet e shpeshta vëzhguese të Shteteve të Bashkuara, afër territorit të Kinës, ishin “shkak rrënjësor i aksidenteve”.

XS
SM
MD
LG