Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Paraqiten armatime të reja dhe aeroplanë vëzhgues


Aeroplanë pa ekuipazh të Iranit

Aeroplanë pa ekuipazh të Iranit

Agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA, ka raportuar se Irani e ka prodhuar një gjeneratë të re të raketave detare me rreze të shkurtër veprimi dhe aeroplanë pa ekupiazh.

Në raportin e sotëm theksohet se raketa Ghadir e ka rrezeveprimin 100 kilometra dhe ka kapacitet t’i shkatërroj caqet detare.

Mëtutje, IRNA raporton se janë paraqitur dy aeroplanë pa ekupiazh, Karrar-4 dhe Mohajer-4, që mund të përdoren për përpilimin e hartave për qëllime ushtarake dhe civile.

Në vitin 1992, Irani e ka filluar industrinë vendëse të mbrojtjes, e cila prodhon armatim të lehtë dhe të rëndë.

XS
SM
MD
LG