Ndërlidhjet

Islandë: Vërejtje për aeroplanët për shkak të vullkanit


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet në Islandë kanë shpallur një alarm për trafikun ajror, pasi një shpërthim i vogël vullkanik ka ndodhur nën akullnajën Dyngjujokull.

Zyra meteorologjike e Islandës ka shpallur mbrëmë se e ka ngritur kodin e alarmit të kuq për aviacion dhe ka urdhëruar evakuimin e çdokujt, që gjendet në rajonin e vullkanit Bardarbunga, në pjesën qendrore të Islandës.

Zyra meteorologjike tha se “besohet se shpërthimi i masës nënakullore ka filluar” dhe se nuk mund të përjashtohet se “ky mund të jetë shpërthim i madh”.

Në vitin 2010, një shpërthim vullkanik në Islandë ka shkaktuar pezullim masiv të fluturimeve të aeroplanëve në pjesën më të madhe të hapësirës ajrore evropiane.

XS
SM
MD
LG