Ndërlidhjet

Raporti: Gjermani i rrëmbyer në Siri - është liruar


Pamje nga luftimet në Siri

Pamje nga luftimet në Siri

Mediat gjermane raportojnë se një shtetas gjerman, 27 vjeçar, i rrëmbyer në Siri vitin e kaluar nga Shteti Islamik, është liruar.

Gazeta Welt am Sontag ka pretenduar sot se ka pasur “interesim substancial” për sigurimin e lirimit të tij.

Gazeta ka raportuar se zyrtarë të Ministrisë së jashtme kanë këmbëngulur se nuk është paguar ndonjë shumë e parave për lirimin e shtetasit gjerman.

Qeveria e Gjermanisë ka refuzuar të bëjë çfarëdo komenti lidhur me këtë raport.

Ky person, identiteti i të cilit nuk është publikuar, kishte udhëtuar në Siri në qershor të vitit 2013, me synim që të ofroj “ndihmë humanitare”, ka shkruar gazeta.

Në muajin korrik, e përditshmja New York Times ka raportuar se al-Kaida dhe grupet e ndërlidhura me të, kanë marrë së paku 125 milionë dollarë pagesa në para të gatshme për të rrëmbyerit, prej vitit 2008.

XS
SM
MD
LG