Ndërlidhjet

Egjipt: Nuk ka pasur sulme kundër militantëve të Libisë


Ilustrim
Ilustrim

Presidenti i Egjiptit, Abdel-Fatah el-Sissi, sot i ka përgënjeshtruar pohimet se forcat ushtarake të këtij vendi ishin të përfshirë në çfarëdo aktiviteti në Libinë fqinje, një ditë pasi grupet islamiste e akuzuan Kajron për sulme me bomba kundër pozicioneve të tyre në Tripoli.

Zëdhënësi i grupit militant Fajr Libia në Libi, Mohammed Hadia, tha se Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ishin të implikuara në bombardime.

Nuk ka pasur reagime të menjëhershme nga Emiratet.

Forcat ajrore të Libisë, po ashtu, kanë thënë se nuk kanë dorë në sulme.

Parlamenti i Libisë tha se grupet Fajr Libia dhe Ansar al-Sharia “janë fgrupe terroriste dhe joligjore, që po ngriten kundër autoriteteve legjitime”.

XS
SM
MD
LG