Ndërlidhjet

Siri: Shteti Islamik ka marrë pjesë të mëdha të bazës ajrore


Militantët e Shtetit Islamik duke parakaluar nëpër rrugët e provincës veriore Raqqa në Siri

Militantët e Shtetit Islamik duke parakaluar nëpër rrugët e provincës veriore Raqqa në Siri

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, thotë se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë okupuar pjesë të mëdha të bazës kryesore ushtarake të Sirisë në provincën Raqqa.

Ky grup ka thënë sot se enke ka përleshje në pjesët periferike të bazës Tabqa, por aktualisht, ky kapacitet gjendet nën kontrollin e militantëve, dhe se “dhjetëra” trupa të pajetë të ushtarëve të vrarë gjenden brenda bazës.

Observatori sirian tha se së paku 100 militantë janë vrarë dhe afro300 të tjerë janë plagosur prej se Shteti Islamik e ka filluar ofensivën për okupimin e bazës ajrore Tabqa, më 19 gusht.

Në luftime, po ashtu, janë vrarë 25 ushtarë sirianë dhe trupa paraushtarake aleate.

XS
SM
MD
LG