Ndërlidhjet

Pakistan: Sërish sulmohet konvoji furnizues i NATO-s


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Persona të armatosur në Pakistanin veriperëndimor kanë vrarë dy persona gjatë një sulmi në kamionët që dërgonte furnizime për trupat e NATO-s në Afganistan.

Zyrtarët vendor thonë se personat u vranë kur kamionët e tyre u sulmuan mëngjesin e sotëm në rajonin e dhunshëm të Kiberit.

Sulmi ka ndodhur në autostradën kryersore që e lidh kryeqytetin krahinor Peshavar me kalimin kufitar me Afganistanin.

Forcat e sigurisë janë duke kërkuar për sulmuesit e paidentifikuar.

Pakistani shfrytëzohet si rruga kryesore për furnizimin e trupave ndërkombëtare në Afganistan.

Konvojet që kanë naftë, municione dhe ushqime nga porti i Karaçit, zakonisht sulmohen rrugës për Afganistan.

XS
SM
MD
LG