Ndërlidhjet

Rusia do të dërgojë edhe një konvojë humanitar


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Rusia planifikon të dërgojë edhe një konvoj humanitar në Ukrainë.

Lavrov ka njoftuar gjatë një konference të sotme me gazetar se Rusia e ka infomruar Ukrainën për qëllimin e saj dhe shpreson për një bashkëpunim të mirë me Kievin.

Rusia ngriti shqetësimin e Kievit dhe perëndimit kur e dërgoi në Ukrainë një konvoj shumë të madh me kamionë pa lejën e qeverisë në Kiev apo përcjelljen e Kryqit të Kuq.

Lavrov ka thënë se shpreson që konvoji i dytë do ta marrë aprovimin për të hyrë në Ukrainë shumë më shpejtë.

Ai ka thënë se “kriza humanitare vazhdon” në Ukrainën lindore, ku kushtet për të jetuar janë çorientuar për shkak të luftimeve në mes të rebelëve prorusë dhe forcave qeveritare të Ukrainës.

Zyrtarët e Ukrainës kanë shprehur shqetësimin për konvojin që ka hyrë në Ukrainë javën e kaluar i cili ata dyshojnë se furnizon rebelët.

Lavrov ka thënë se kamionët e konvojit vetëm kanë dërguar ndihma dhe janë kthyer në Rusi të zbrazët.

XS
SM
MD
LG