Ndërlidhjet

logo-print

YIHR, paralajmëron aksion për të pagjeturit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë ka njoftuar se më 30 gusht do të vendos orë me alarm në sheshin qëndror të Prishtinës, Nëna Terezë për të kujtuar kështu se shumë banorë të Kosovës mbesin të zhdukur dhe mungesës së drejtësisë për ta dhe familjet e tyre.

“Jemi thellësisht të bindur se mohimi i së vërtetës dhe mosndëshkimi janë përcaktuesit e fatit të së ardhmes tonë”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate për aksionin që do të realizohet më 30 gusht.

“Duke qenë këmbëngulës në kërkesat për realizimin e të drejtave të familjareve të viktimave në veçanti si dhe shoqërisë në përgjithësi, si aktivistë të Nismës, përmes aksioneve simbolike vazhdojmë të sjellim në vëmendje çështjen e personave të pagjetur dhe njëkohësisht të kërkojmë nga të gjithë faktorët relevant angazhim më të fuqishëm në zgjidhjen e këtij problemi”, thuhet më tej në njoftimin e YIHR.

XS
SM
MD
LG