Ndërlidhjet

Khan, ultimatum të ri për Sharifin


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Politikani opozitar pakistanez, Imran Khan, i ka dhënë një ultimatum të ri kryeministrit, Navaz Sharif, që të jap dorëheqje derisa vazhdojnë protestat anti qeveritare në Islamabad.

Duke iu drejtuar përkrahësve të tij, Khan ka thënë se ai do t’i bëj të ditura planet e partisë së tij nëse Sharifi nuk jep dorëheqje brenda 24 orëve.

Khan dhe kleriku populist, Tahir ul Qadri, kanë udhëhuqr këtyre ditëve protesta para parlamentit pakistanez, duke bërë thirrje që Sharifi të jap dorëheqje.

Rundi i fundit i bisedimeve në mes të qeverisë dhe përfaqësuesve të opozitës ka përfunduar pa rezultat më 23 gusht.

Opozita e akuzon Sharifin për korrupcion dhe thotë se zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar kanë qenë të manipuluara.

XS
SM
MD
LG