Ndërlidhjet

Francë: Hollande kërkon që Valls ta formoj qeverinë e re


Presidenti i Francës Francois Hollande
Presidenti i Francës Francois Hollande

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka kërkuar që kryeministri aktual, Manuel Valls, ta formoj qeverinë e re.

Në një njoftim të presidencës franceze, theksohet se qeveria e re do të formohet nesër, në linjë me “drejtimin që Hollande e ka definuar për vendin tonë”.

Kjo lëvizje po bëhet një ditë pasi ministri i ekonomisë, Arnaud Montebourg, ka kërkuar politika të reja ekonomike dhe e ka vënë nën pikëpyetje “obsesionin” e Gjermanisë me ashpërsi buxhetore.

Montebourg tha se masat e deficitit të reduktuar të kryera prej krizës financiare të vitit 2008, i kanë dëmtuar ekonomitë e eruozonës.

Ai ka kërkuar që qeveritë ta ndryshojnë kursin ose do t’i humbin votuesit në garë me partitë populliste dhe ekstreme.

Ministri i financave i Francës, Michel Sapin, më herët këtë muaj ka thënë se qeveria do ta vazhdoj shkurtimin e deficitit “me një ritëm përkatës”.

Hulumtimet e opinionit në Francë tregojnë rënie të popullaritetit për presidentin Hollande dhe kryeministrin Valls, në masë të madhe, për shkak të gjendjes së dobët të ekonomisë.

XS
SM
MD
LG