Ndërlidhjet

Kaliforni: Tërmeti më i fuqishëm në 25 vitet e fundit


Tërmeti i djeshëm në San Francisko Bej të Kalifornisë ishte më i fuqishmi në 25 vitet e fundit. Intensiteti i tij ishte 6.0 shkallë.

Nuk është raportuar për vdekje, por një fëmijë është në gjendje kritike shëndetësore, pasi ishte goditur nga rënia e oxhakut. Më se 100 persona të tjerë janë mjekuar për lëndime më të vogla.

Por, ky tërmet ka shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa, ka shkaktuar zjarre dhe pëlcitje të sistemit të ujit dhe i ka dëmtuar gazsjellësit, nga të cilët ka rrjedhur gazi. Poashtu, janë dëmtuar edhe rrugët.

Guvernatori Jerry Brown, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Epiqendra e këtij tërmeti, i cili ka zgjatur 10 deri në 20 sekonda, ishte në qytetin Napa, i njohur për prodhimin e verës së famshme.

Në vitin 1989, nga tërmeti me intensitet 6.9 shkallë në këtë rajon, kanë humbur jetën më se 60 vetë.

XS
SM
MD
LG