Ndërlidhjet

Bagdad: Nga sulmi vetëvrasës – 11 shiitë të vrarë


Pjesëtarët e policisë në vendin e sulmit kundër besimtarëve shiitë në Bagdad
Pjesëtarët e policisë në vendin e sulmit kundër besimtarëve shiitë në Bagdad

Nga një sulm vetëvrasës kundër besimtarëve shiitë në pjesën lindore të kryeqytetit Bagdad në Irak, janë vrarë së paku 11 vetë dhe plagosur 32 të tjerë.

Sipas policisë, sulmi ka ndodhur në një objekt fetar shiit.

Para tri ditësh, militantët e dyshuar shiitë i kanë vrarë 70 besimtarë sunitë në një xhami, në fshatin Imam Wais, afër qytetit Bakuba.

Ky sulm i ka rritur tensionet sektare në Irak, derisa autoritetet po luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik, për t’i zhvendosur nga pozicionet e tyre në pjesën veriore të Irakut.

XS
SM
MD
LG