Ndërlidhjet

Liberi: Mjeku me virusin Ebola – ka vdekur


Një mjek liberian i infektuar me sëmundjen Ebola dhe i trajtuar me ilaçin eksperimental Zmapp, ka vdekur në Liberi.

Ministri i informatave i Liberisë, Lewis Brown, tha se mjeku, Abraham Borbor, ka vdekur sot.

Më herët, dy shtetas amerikanë, që ishin sjellur nga Afrika Perëndimore me këtë virus, janë mjekuar duke u trajtuar me ZMapp.

Nuk është e njohur nëse ky ilaç direkt ka ndihmuar në shërimin e tyre.

Nga ana tjetër, një punonjës shëndetësor britanik i cili u infektua me virusin Ebola në Siera Leone, është pranuar në spital në Londër, pasi ishte evakuar dje nga Afrika.

Nga përhapja e Ebolës deri tash kanë vdekur më tepër se 1400 vetë në Guine, Liberi dhe Siera Leone. Pesë vetë kanë vdekur në Nigeri.

Republika Demokratike e Kongos dje ka konfirmuar dy vdekjet e para nga Ebola këtë vit, por autoritetet kanë pretenduar se këto dy raste nuk ishin të ndërlidhura me epideminë në Afrikën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG