Ndërlidhjet

Kinë: Ushtrime të mëdha ushtarake, përfshihet edhe Rusia


Ilustrim
Ilustrim

Afro 7 mijë ushtarë nga Kina, Rusia, Kazakistani, Kirgizia, Uzbekistani dhe Taxhikistani, po marrin pjesë në ushtrimet ushtarake, për të cilat mediat ruse dhe kineze, raportojnë se janë më të mëdhatë, që ndonjëherë janë mbajtur në kuadër të së ashtuquajturës Organizatë e Bashkëpunimit e Shangajit (SCO).

Ushtrimet gjashtëditëse antiterror kanë filluar dje në provincën Mongolia në Kinë.

Ky ushtrim me emrin Misioni i Paqes 2014, po mbikëqyret nga komandanti i lartë i armatës kineze, Wang Ning.

Organizata e Bashkëpunimit e Shangajit, e përbërë nga gjashtë vendet e përmendura, paraqet një aleancë të sigurisë të dominuar nga Rusia dhe Kina, që shihet si kundërpeshë ndaj NATO-s.

XS
SM
MD
LG