Ndërlidhjet

SHBA: Plane për tërheqje të shpejtë nga Afganistani


Martin Dempsey

Martin Dempsey

Shefi i shtamadhorisë së ushtrisë amerikane, Martin Dempsey, tha sot se Pentagoni ka plane që mundësojnë mbetjen e forcave amerikane në Afganistan, për një kohë të shkurtër edhe pas vitit 2014, nëse vazhdon kontesti zgjedhor presidencial në këtë vend dhe, rrjedhimisht, nuk nënshkruhet marrëveshja për siguri ndërmjet dy vendeve.

Gjenerali Dempsey, që sot arriti në Afganistan, tha se Shteteve të Bashkuara u duhen afro katër muaj për tërheqjen e të gjithë ushtarëve dhe pajisjeve nga ky vend.

Por, sipas tij, forcat amerikane mund të tërhiqen edhe më shpejt nëse paraqitet e nevojshme dhe Pentagoni ka bërë plane për ta bërë këtë gjë, nëse nuk nënshkruhet marrëveshja, që u lejon ushtarëve të Shteteve të Bashkiuara, që të mbesin deri në vitin 2015.

Të dy kandidatët presidencialë në Afganistan, Ashraf Ghani dhe Abdullah Abdullah, kanë thënë se do ta nënshkruajnë marrëveshjen e re të sigurisë me Uashingtonin.

XS
SM
MD
LG