Ndërlidhjet

Poroshenko: "Shqetësim ekstrem" për vendosjen e tankeve ruse


Petro Poroshenko
Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, u ka thënë zyrtarëve të Bashkimit Evropian, se është “ekstremisht i shqetësuar” për vendosjen e tankeve ruse në pjesën juglindore të Ukrianës dhe nga kërcënimi i Kremlinit për të dërguar një konvoj ushtarak të pamonitoruar në Ukrainë, për të cilin Moska pretendon se është “ndihmë humanitare”.

Këto ankesa ai i bëri një ditë para se në Minsk të Bjellorusisë, të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Aashton. Thuhet se në fokus të takimit do të jetë mospajtimi për gazin natyral ndërmjer Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenca ruse nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e takimit bilateral ndërmjet presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës.

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Andriy Lysenko, tha sot në Kiev se një grup i forcave ruse, të maskuar si luftëtarë separatistë, e kanë kaluar kufirin në pjesën juglindore të Ukrainës, me 10 tanke dhe dy makina të blinduara të këmbësorisë.

Këto akuza të Kievit, Rusia i ka hedhur poshtë.

XS
SM
MD
LG